14 vrasje të pazbardhura, numri i krimeve pa autor, bilanc problematik për policinë kriminale

Një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë këtij viti kanë mbetur pa autor duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi bilancin e punës së policisë kriminale. Ky sektor pritet ti nënshtrohet një analize të thellë pas rotacionit në kupolën e policisë së shtetit. Shumica prej 14 atentateve  të mbetura pa autor, janë hetuar si larje hesapesh mes grupeve kriminale që veprojnë në qytetet kryesore të vendit të pa shqetësuara nga policia.

Numri i vrasjeve të ndodhura gjatë 10 muajve të vitit, duket se ka qenë një arsye e fortë për të sjellë një rrotacion në nivelin drejtues të Departamenteve Qendrore të Policisë së Shtetit dhe kryesisht në atë kriminal. Madje zinxhiri i vrasjeve që përfshiu vendin, u bë shkak determinant që, Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të jepte dorëheqjen. Nga disa të dhëna të siguruara nga “Ora News”, rezulton se Policia Kriminale, ka një seri ngjarjesh të pazbardhura, rreth 14 vrasje kryesisht në katër qarqet problematike për rendin si Vlorë, Elbasan, Durrësi dhe Shkodra.

Ndërsa në total, numri i vrasje në të gjithë vendin, deri në ditën e sotme shkon tek rreth 49 të tilla. Sipas dinamikës së ngjarjeve muajt më të përgjakshëm kanë qenë muaji zgjedhor siç ishte prilli, me 7 vrasje, duke vijuar me muajin Maj me 7 vrasje dhe duke shkuar tek muaji Qershor që u mbyll me një bilanc lufte, me 13 të vrarë. Në raport me vitin e kaluar 2020-ën kur janë regjistruar 52 vrasje, deri në periudhën e mesit të Tetorit 2021, ky vit shënon 3 vrasje më pak.

Sot policia kriminale në vend është një nga hallkat më problematike, ku në disa vrasje janë arrestuar me urgjencë persona të ndryshëm si të dyshuar për ekzekutimet dhe më pas, akuzat ndaj tyre janë rrëzuar nga gjykata, për mungesë të provave. Nga 1 janari 2021 deri më sot, 14 dosje të pazbardhura që lidhen me vrasjet vijojnë të mos kenë asnjë autor të identifikuar dhe jo më të arrestuar. Dosja e parë e pazbardhur është ajo e vrasjes së Edmir Bregut në Durrës më 24 janar 2021. Lista vijon me ekzekutimin e Gentian Qarit në Vlorë apo “Mond Çekiçit” në Durrës, Bardhok Pllanaj në Shkodër.

 Vrasja e fundit e pa zbardhur është ajo e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan. Ndërsa qarku me problematik për vrasjet e pazbardhura rezulton të jetë Vlora me 4 të tilla. Pasi ekzekutimi i Gentian Qarit, Bledar Birçaj, Delon Troqes dhe Shkëlzen Velaj, vijon të jenë pa autor. Ndërsa Shkodra dhe Elbasani, kanë përkatësisht tre dosje të pazbardhura, ku padyshim ajo që bëri shumë bujë në Shkodër dhe jo vetëm, ishte ekzekutimi i Bardhok Planaj. 

Vrasja mafioze e Bledar Muçës në Lushnjë, që besohet se lidhet me menaxhimin e lojërave të fatit, vijon të jetë e pazbardhur ndërsa pa autor është dhe ekzekutimi i Çajup Selimit në Tepelenë.  

VRASJET E PAZBARDHURA

Edmir Bregu në Durrës

Edmond Çekiçi në Durrës

Gentian Qari në Vlorë

Bledar Birçaj në Vlorë

Delon Troqe në Vlorë

Shkëlzen Velaj në Vlorë

Violeta Gurra në Shkodër

Bardhok Pllanaj në Shkodër

Sokol Çelaj në Shkodër

Everest Caka në Elbasan

Ardian Çollaku në Elbasan

Lulzim Bitri në Elbasan

Çajup Selimi në Tepelenë

Bledar Muça në Lushnjë

VRASJE NË MUAJIN PRILL

4 PRILL                        Vritet Bardhok Pllanaj

10 PRILL                       Vritet Fëllënza Shirja

11 PRILL                       Vritet Nazmie Markja

12 PRILL                        Vritet Ilir Ruca

13 PRILL                        Vritet Xhetan Konesha

21 PRILL                         Vritet Pjerin Xhuvani

29 PRILL                          Vritet Benard Tonuzi

VRASJE NË MUAJIN MAJ

6 MAJ                          Vritet LILJANA BUZO

10 MAJ                         Vritet  BLEDAR BIRCAJ

10 MAJ                          Vritet MEHMED QEMA

12 MAJ                          Vritet EVEREST CAKA

17 MAJ                           Vritet ENDRI MUSTAFA

21 MAJ                           Vritet   DELON TROQE

29 MAJ                           Vritet    EMILJANO NDOU

 

VRASJE NË MUAJIN QERSHOR

1 QERSHOR                    Vritet   CAJUP SELIMI në Tepelenë

2 QERSHOR                   Vritet    SHKËLZEN VELAJ në Vlorë

2 QERSHOR                   Vritet    RAKO QORRI në Lushnjë

4 qershor                      Vritet       Kudret Saliaj në Tiranë

6 qershor                      Vritet           Gramoz Mema  në Ksamil

6 qershor                      vritet            Diana Vuka në Shkodër

7 qershor                     Vritet            Menderi Bici në Librazhd

8 qershor                     Vritet            Ylber Xhahysa në Peqin

13 qershor                  Vritet            Fridman Xhaferaj në Korçë

27 qershor                  Vriten          Kujtim Ferracaku

27 qershor                  Vritet            Xhovani Gocaj

27 qershor                  Vritet            Edmond Gocaj

27 qershor                 Vritet             Myzerim Zeneli