Taipi: Të gjithë po merren pse luajti dobët Partizani, por jo me Kukësin, rezultati nuk na leverdis

Në një lidhje me Skype për Ora Sport nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani futbollisti i Kukësit, Gjelbërim Taipi u shpreh se rezultati barazim me Partizanin nuk i shkonte për shtat asnjërës skuadër.

Ai tha se trajneri i partizanit dhe mediat janë marrë më shumë pse luajti Partizani Dobët, por jo se si luajti Kukësi.

Taipi: Nuk na shkojnë për shtat as neve edhe as Partizanit ky rezultat, sepse kemi humbur nga dy pikë shumë të rëndësishme, por në fund të fundit ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë. Mua nuk më pëlqejnë pas ndeshjes intervistat  e trajnerit të Partizanit apo mediat, sepse më shumë fokusohen te pse Partizani luajti kaq dobët, por jo si luajti apo ndërtoi aksioni Kukësi.

Nga ana mediatike nuk na vlerësojnë. Pas ndeshjes shumë intervista thonin se Kukës luajti. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Në pjesën e parë në po kërkonim golin, ndërsa pjesën e dytë ndryshoi loja dhe nuk po dilnin ne dot në lojë.