Video/ Chelsea cinik, mjaftohet me një fitore 1-0 ndaj Brentord dhe ruan kreun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 20:35
Chelsea merr fitoren e dytë radhazi në Premier League, sukses që e lejon ekipin e Tuchel në krye të kampionatit anglez.
“Blutë e Londrës” arritën të imponoheshin 1-0 në transfertën ndaj Brentford falë një goli të Chilwell në fund të pjesës së pare.
Gjithsesi pjesa e dytë ishte më e mire duhet pranuar për vendasit të cilët krijojnë disa raste shumë të mira por heroi i mbrëmjes ështe portiere Mendy.
Chelsea arriti të ruante avantazhin dhe të merrte 3 pikët në këtë transfertë por duhet theksuar se është ndeshja e katërt radhazi që Lukaku largohet pa shënuar. Me këtë fitore, Chelsea ruan kryesimin në renditje, ndjekur nga Liverpool e Man. City./Ora News/.
