Video/ Lazio përmbys Interin, i shkakton humbjen e parë zikaltërve

Në “Olimpico”, Lazio bën një nga paraqitjet më të mira duke fituar 3-1 ndaj Interit me përmbysje, një reagim fantastik pas asaj humbjeje me Bolognan.

Për kampionët e Italisë në fuqi, ishte humbja e pare këtë sezon teksa Inzaghi rikthehet kështu në ish stadiumin e tij dhe largohet pa pike.

Në pjesën e parë ishin zikaltërit luajtën mirë dhe përfituan nga një penallti e shkaktuar nga Hysaj për të kaluar në avantazh me Perisiç në 12’.

Fraksioni i dytë ishte totalisht ndryshe për Lazion që arrin të përmbysë gjithçka dhe fillimisht me Immobile që barazon me penallti në 64’ e më pas me Anderson në 81’ kalon në avantazh.

Për të vulosur rezultatin mendoi Milinkoviç-Saviç në minutën e 91’. Me këtë fitore Interi ridimensionohet dhe për Inzaghin problemet nisin tani./Ora News/.