Shkëmbi: Vllaznia meriton respekt por Dinamo shkon për të fituar
E hëna do të jetë dita e ndeshjes Vllaznia-Dinamo ku në “Loro Boriçi” do të përballen dy ekipe që do të kërkojnë fitoren. Në vigjilje të kësaj sfide, foli trajneri Bledi Shkëmbi ku pranoi se ekipi ka mungesa por shtoi se ka besim te skuadra e tij.
“Jam i kënaqur me lojtarët. Pauza e kombëtares na shërbeu mirë për disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani i mbetet ndeshjes për të parë se çfarë do të bëjmë. Vllaznia është një nga skuadrat më të forta, që bën futboll shumë të mirë, ka nisur ciklin vjet që ka bërë mirë dhe këtë sezon po bën mirë, e respektojmë kundërshtarin tone”.
Shkëmbi më pas foli për problemet fizike dhe për ndeshjen në “Loro Boriçi” ku vlerësoi sulmin e shkodranëve.
“Kemi pasur disa probleme fizike, që mendoj se do të na penalizojnë. Gavazaj nuk do të jetë edhe Ali Samake mendoj se vështirë do të jetë. Nuk kam qejf të ankohem për mungesat, lojtarët duhet të japin maksimumin gjithmonë kur i japim mundësitë. Te Vllaznia Latifi është një bashkëlojtar i imi e respektoj dhe kemi fituar shumë bashkë, për kampionatin tonë është një luks ta kesh si lojtar.”
Në fund trajneri dinamovit u shpreh i sigurtë se Dinamo shkon për të fituar në Shkodër.
“Ekipi im në sulm është më i miri nga të gjithë, mendoj për sulmuesit e skuadrës time. Vllaznia meriton respekt jo në sulm, por si gjithë ekip. Kampionati duket se është një nga më të vështirët edhe për mënyrën sesi ka nisur duke parë diferencat dhe asnjë ekip deri në fund nuk do të bëjë diferencën e madhe. Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë kemi pothuaj të njëjtat rezultate, do të shkojmë për ta fituar dhe si është dhe në futboll, që brenda saj ka dhe pak fat. Mendoj që për tifozerinë është shumë mirë për të dyja ekipet, e kam bindje që sa më shumë tifozë të ketë në stadium është mirë për të dyja krahët. Dëshira për rivalët është pak shpejt mendoj, ndoshta në fazën e fundit ndoshta do të na duhet që të bëjmë llogari edhe për rivalët”, u shpreh Bledi Shkëmbi në konferencën për shtyp./Ora News/.
