Armando Broja hyn në histori, i jep fitoren Southampton: E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeç
Futbollisti i kombëtares shqiptare Armando Broja ka shënuar suksesin e radhës me skuadrën e Southampton duke u bërë shqiptari i patë që shënon në premier ligën angleze. Goli i shqiptarit i dha skuadrës fitoren e rëndësishme ndërsa trajneri tha se aktivizimi në formacion nuk i dhurohet askujt, ndërkohë që Broja e meritoi plotësisht.
Armando Broja shkëlqen në ndeshjen e tij të parë si tullar për Southampton duke shkruar historinë për klubin e tij por edhe për kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi kuqezi i dha fitoren shenjtorëve ndaj Leeds duke shënuar golin e pare në premier Leageu duke u bërë shqiptari i parë që shënon në sallonet e mëdha të futbollit anglez.
Talenti nga Malesia e Madhe tregon vlerat edhe me ekipin e tij duke i dhënë fitoren e parë Southampton për këtë sezon në kampionat. Me ketë sukses Southampton u ngjit në kuotën e 7 pikëve pas 7 ndeshjes.
“Ishte fantastike që të luaja nga minuta e parë në “Premier League”, kam ëndërruar për këtë moment që kur isha 3-vjeç. Të shënoja që në debutim ishte ëndërr e bërë realitet, nuk mund të kërkoja për më mirë. Ishte moment fantastik. Për mua është momenti më i mirë në karrierë dhe shpresoj se gola të tjerë do të vijnë në të ardhmen. Redmond ma vendosi golin në “pjatë” dhe unë e shënova”, tha Broja për mediat.

Për performancën e Brojës, foli edhe trajneri Ralf Hasenhutl.
“Askush nuk e merr dhuratë aktivizimin, duhet ta meritosh dhe e tregoi me Kombëtaren se mund të shënojë. Kjo është ajo që po na mungon.
Sot bëmë një punë të mirë në mbrojtje. Ishte një gol vendimtar dhe e merituam. Të jem i sinqertë, nuk isha i sigurt mbi atë që dëshiroja të bëja apo cilët lojtarë të përzgjidhja. Lojtarët kanë munguar prej kombëtareve dhe janë kthyer me vonesë. U mundova të zgjedh futbollistë që kishin vetëbesim dhe që kishin shënuar gol me kombëtaren, si Armando Broja”, deklaroi tekniku austriak.