Shikoni golin e Brojës, sulmuesi kuqezi e bën “sefte” në Premier League

Armando Broja, vetëm 20 vjeç e 36 ditë jo vetëm që shënon golin e parë në Premier League por behet edhe lojtari më i ri i Southampton që shënon në ndeshjen e parë si titullar.

Sulmuesi shqiptar po tregon një formë të jashtëzakonshme dhe ashtu si me Shqipërinë, edhe te Southampton sot iu dha rasti për të luajtur titullar dhe nuk zhgënjeu aspak.

Bomberi kuqezi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 53’ në një kundërsulm të shpejtë duke u regjistruar kështu edhe në Premier League si shënues.

Shikoni më poshtë golin e lojtarit shqiptar i cili do të na dhurojë emocione të mëdha këtë sezon e jo vetëm./Ora News/.