Ikën trajneri i parë në Superiore, Vukiçeviç jep dorëheqjen nga Laçi

Siç u paralajmërua, pas pesë javësh dhe vetëm me dy pike në renditje, Dejan Vukiçeviç nuk mund të qëndronte ende në krye të stolit të Laçit dhe menjëherë pas ndeshjes së humbur me Egnatian, ai njoftoi largimin.

"Më vjen keq që arritëm deri në këtë situatë. Trajnerët vlerësohen për rezultatet dhe neve na mungojnë. I uroj fat Laçit dhe falenderoj presidentin për këtë mundësi. Ne mund të kishim bërë më shumë, edhe sot nuk e merituam humbjen por largohem për t’i dhënë mundësi klubit që të gjejë dike tjetër për rezultate më të mira”, u shpreh trajneri malazez.

53-vjeçari erdhi këtë verë për të pasuar Shpëtim Duron në stol por e kishte të vështirë t’i jepte fizionominë e tij të lojës skuadrës teksa rezultatet ishin katastrofike po ta mendosh që ekipi vitin e kaluar luftoi per titull ndërsa sot është në vend të fundit në Superiore./Ora News/.