Video/ Atalanta me Iliçiç fiton dhe argëtohet ndaj Empolit të Bajramit

Atalanta rikthehet te fitorja në Serinë A dhe e bën në mënyrën që e njohim të gjithë, me goleadë dhe spektakël.

Në transfertën ndaj Empolit të shqiptarëve, ku Bajrami, Ismajli dhe Asllani ishin në stol, zikaltërit dominuan nga fillimi dhe fituan me rezultatin e thellë 4-1 falë edhe një Iliçiç të rikthyer në fushë.

Pikërisht slloveni shënoi 2 gola, humbi një penallti por ndihmoi skuadrën në këtë fitore ku vetëm Bajrami u fut në pjesën e dytë por nuk bëri dot asgjë.

Në ndeshjet e tjera, Genoa barazoi 2-2 me Sassuolon, barazim 1-1 edhe në sfidën Udinese-Bologna teksa Cagliari mori fitoren e parë me Mazzarrin ndaj Sampdorias 3-1./Ora News/.