Longo: Fitoren e meritonim ne. Kukësi është si Napoli i Sarrit
Diego Longo duket se ka rigjetur qetësinë e humbur. Pas alarmit që dha për një krisje në raporte, tani trajneri duket më i qetë dhe foli i qeshur pas barazimit me Partizanin ku tha se verilindorët e meritonin fitoren.
“Nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin, bëmë lojën tonë por ishim më mirë në të dytën ku sulmuam më shumë. Ekipet kishin strategji të ndryshme për fitore por bëmë vetëm një gabim me topat e gjatë dhe e pësuam. Nëse një ekip duhej të fitonte, ishte Kukësi. Jjemi duke humbur shumë pikë në këto ndeshje por jam i kënaqur me lojën që po bëjmë".
Si është situata tani në klub?
“Ka ndryshim pozitiv në klub, po të shikoni, klubi me ekipin jemi më të afërt, dhe kjo na bën më të bashkuar. Kjo është arsyeja që jemi të lumtur në skuadër. Në pjesën e dytë lame disa hapësira pas duke kërkuar për të fituar ndeshjen. Ndoshta humbasim balancat në disa momente por mesfusha ka punuar shumë dhe duhet ta ndihmojë ekipin më shumë. Kishim më shumë mundësi dhe ishim më të rrezikshëm se Partizani".
Partizanin e krahasove me Juventusin, po Kukësin?
“Jam i lumtur që njerëzit e shijojnë lojën tonë, e krahasova Partizanin me historinë dhe traditën që ka, dine të menaxhojnë situatat dhe të jenë të sigurtë në momente të veçanta. Kukësi më ngjan si Napoli i Sarrit”./Ora News/.
