Video/ “Mrekullia” e tetë për Napolin. Vuajnë por fitojnë 1-0 ndaj Torinos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 20:01
Napoli vijon të mahnisë në Serinë A dhe sot ka arritur fitoren e tetë radhazi në kampionat. Skuadra e Spallettit ndryshe nga ndeshjet e tjera pati më shumë vështirësi dhe ia bëri malore vetes ndeshjen teksa Insigne humbi penallti në minutën e 27’.
Presioni për të kaltërit në “Maradona Stadium” rritet dhe ndeshja bëhet e vështirë edhe për meritë të Torinos por në 81’ ishte bomber i skuadrës, Victor Osimhen ai që shënon dhe i jep suksesin e 8 radhazi Napolit.
Këta të fundit tashmë kryesojnë me 24 pikë ndjekur nga Milani me 22 dhe Interi me 17 pikë./Ora News/.
