Shehi i përgjigjet Martinit: Nuk jam doktor por trajner. Ja gjendja e ekipit

Tirana do të ketë një duel të fortë nesër ndaj Teutës për javën e pestë të Abissnet Superiore. Në deklaratën para mediave, trajneri Shehi u përgjigj për thumbimet e Martinit për lojtarët e shëruar nga Covidi e gjithashtu edhe për rëndësinë e takimit.

“Tani se cfarë trajneri kundërshtar është puna e tij. Unë jam trajner nuk jam doktor por disa gjëra I marr në konsideratë dhe i di duke u konsultuar me doktorët. Di që kur del pozitiv bën një test dhe karantinohesh dhe pas 6 ditësh bën një test tjetër.       Pritëm derisa testet e tjera dolën negative, jo të gjithë dolën negativë, kishte disa lojtarë që dolën më mbrapa. Pasi del negative, doktori shikon dhe bën analizat e gjakut dhe shikon që janë të gatshëm për të filluar stërvitjen apo jo.

Sa I takon Ngoo, Seferit e Ismajlgecit, do të jenë të gatshëm, ndoshta edhe në stol?

“Ata kanë vetëm dy ditë që stërviten në skuadër, gjendja e tyre fizike nuk është optimale. Kemi 24 orë kohë për të pare gjendjen e tyre, për ta monitoruar dhe më pas do të vendosim nëse do të jenë pjesë e skuadrës”.

A ishte një moment I mirë që u infektuan në kohën e pauzës së kombëtareve. A jeni i kënaqur me ekipin deri tani?

“Nuk të lë covidi të zgjedhësh, kur të kap apo jo. Dihet që është kampionat shumë rivalizues. Kemi përballë skuadra rivalizuese të forta. Me Teutën Meriton vlerësim sepse janë kampionë në fuqi. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën. Është gjë e mire që luajmë në “Elbasan Arena”, për here të parë do të luajmë mbasdite ose në darkë. Luajmë në një terren shumë të mirë, të lë të shprehesh më mirë dhe është plus kur me terrene të tilla”, përfundoi trajneri Shehi./Ora News/.