Përplasje te City. Sterling kërkon largimin, Guardiola: Nuk është fundi i botës
Rahem Sterling deklaroi sot se po shqyrton mundësinë e largimit në një kampionat tjetër për të provuar një eksperiencë të re. Sulmuesi anglez tundohet ndoshta nga një interesim i Real Madrid ndaj tij dhe i shtyrë nga mosaktivizimi nga Guardiola e tha hapur sot se kërkon të largohet.
Mirëpo, menjëherë sot ka patur edhe një reagim nga Pep Guardiola i cili nuk ia ka përtuar përgjigjen me fjalë të qarta sulmuesit anglez, çka tregon se raportet mes tyre nuk janë të mira.
“Sterling? Nuk e dija që ai po mendonte të largohej. Ai është lojtari ynë dhe shpresoj që ai të vazhdojë të jetë. Nuk mund ta siguroj askënd se sa minuta do të luajnë, të gjithë duhet të flasin në fushë. Jo vetëm Raheem, por të gjithë, si Mahrez ose Cancelo, ata gjithashtu donin të luanin më shumë. Unë dua që ata të jenë të lumtur. Unë jam ai që merr vendimet bazuar në atë që është më e mira për klubin, jo për lojtarët. Unë nuk dua të shoh futbollistë të pakënaqur, nuk është fundi i botës Ka shumë skuadra, shumë trajnerë, shumë opsione. Të thërrasë klubin dhe ta zgjidhë situatën. Unë nuk flas vetëm për Raheem, unë flas për çdo situate”, deklaroi trajneri spanjoll.
Ndoshta në Janar një largim i tij do të jetë i pamundur duke parë mungesat që ka në sulm Guardiola por tashmë me deklaratat që bëri, Sterling verën e ardhshme me siguri nuk do të jetë lojtar i Man. City./Ora News/.
