E akuzuar për mashtrim, Gjykata vendos për ekstradimin e amerikanes nga Shqipëria

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.

Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejt.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.