Përshihet nga flakët kabina elektrike pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”

Kabina elektrike në spitalin e “Shefqet Ndroqi” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të premte.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar as mes pacientëve as mes përsonelit mjeksor. 

Burime brenda spitalit sqarojnë se kabina është larg godinave ku trajtohen pacientët dhe asnjë prej tyre nuk është prekur.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy makina zjarrfikëse të cilat brenda pak minutave vunë nën kontroll situatën.

Për pasojë, zona që furnizohej nga kjo kabinë ka mbetur pa energji elektrike, por puna në spital nuk i ndërpre në asnjë moment për shkak të vendosjes në punë të gjeneratorëve.

Aktualisht spitali “Shefqet Ndroqi” trajton pacientët me probleme të mushkërive dhe ata që kanë kaluar  covidin.