Durrës, kontrabandë me medikamente për covid-19, arrestohet 29-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar "Smart", për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore në Durrës.

Policia ka sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, Rapid Test Antigen dhe aparate celularë.

Po ashtu, është arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit A. B., 29 vjeç ku u gjetën medikamentet, procedohet penalisht porositësi i tyre.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar "Smart", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të licencuar", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë". Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit të Portit detar), automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, paketime me Rapid Test Antigen dhe 3 aparate celularë.” – njofton policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.