La politikën për gazetarinë, Luan Rama në një rrëfim ndryshe, zhgënjimi pas zgjedhjeve
Ish-politikani dhe moderatori i emisionit "Drejt" Luan Rama, në një intervistë ndryshe nga herë tjera foli për kalimin nga politika në gazetari.
Moderatori pohon se humbja në zgjedhjet e 25 prillit ishte një ndër arsyet që shtynë ish-politikanin të largohet nga politika.
"Pas një rrugëtimi 22 vite në politik edhe pas faktit që unë nuk arrita të fitoj mandatin e deputetit në zgjedhje, mendova se ka ardhur koha të them mjaft më përgjegjësive partiake. Natyrisht kishte zhgënjim me atë çka ndodhi, sepse kam investuar gjatë në politikë me një karrierë të suksesshme në rastin tim , pasi kam pasur fatin dhe përgjegjësinë të jem dhe ministër në qeveri", tha Luan Rama në studion e "Ditë e Re" në Rtv Ora.
Megjithatë Luan Rama thekson se në fillimet e tij ai e ka filluar karrierën si gazeta në gazetën 'Standart' ku ka punuar për 10 vite. Më pas gradualisht ai është angazhuar në politikë për 22 vite.
Për t'iu rikthyer sërish gazetarisë këtë herë në televizion Rtv Ora me emision "Drejt", i cili transmetohet çdo të enjte ora 21:00.
"U gjenda edhe unë në udhëkryq. Pas zgjedhjeve të 25 prillit u gjenda dhe unë pa punë. Përgatita një projekt mbi bazën e ambicies profesionale për tu rikthyer në gazetari dhe mënyrën se si dua unë të komunikoj me publikun. Nga kjo pikëpamje paraqita një projekte në disa media. Njëri nga televizionet ishte dhe Rtv Ora. Bisedova gjatë me zotin Ndoqi për tu familjarizuar unë me ata por edhe ata me idenë time dhe pasi u shqyrtuan elementet përbërës të projektit dhe respektimi i dyanshëm i marrëveshjes, konkluduam për ta nisur këtë emision", u shpreh Luan Rama./Ora News/


