Më 18 tetor mësimi nis në auditore, Rektori i Universitetit të Tiranës beson se studentët do vaksinohen: I kemi shumë të mirë!
Viti i ri akademik, i cili do të nis më 18 tetor, do të zhvillohet në auditore, bën të ditur rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
Si do të bëhet për studentët e pavaksinuar?
"Mjafton të paraqesin një document PCR apo dokument shëndetësor që nuk duhet të bëjnë vaksinë. Ata do të lejohen të hyjnë në auditore."
Nëse nuk do të paraqesin?
"Pyetja është e drejtë por me këtë ritëm për vaksinimin, ndërgjegjësimin, I kemi të mirë shumë ne studentët. Ata kuptojnë sa e rëndësishme është të mbrosh veten dhe të tjerët. Besoj se ky process do të ecë normalisht dhe paralel. Ne besojmë shumë tek studentët tanë, ndërgjegjësimin dhe vaksinimin e tyre."
Po interesi për tu vaksinuar ka qenë I ulët. A keni ndonjë shifër konkrete?
"Pyetësori i është dërguar mbi 30 % të studetëve. Mbi 50% e tyre janë vaksinuar."