Balla: Shtyrja e mandatit të organeve të Vettingut, vijimësi e reformës, partitë të qëndrojnë larg!
Kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla u shpreh se grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në kuvend një procedurë për ndryshimin e kushtetutës.
Ky vendim tha Balla ka lidhje me zgjatjen e mandatit të komisionit të pavarur të kualifikimit dhe të komisionerëve publik për Vettingun.
Sipas Ballës, kjo është një vijimësi e Reformës në Drejtësi dhe se partitë politike duhet të qëndrojnë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qenë pikërisht kjo gjë.
Balla: Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej më shumë se 1/5 e anëtarëve të kuvendit të Shqipërisë për të filluar një procedurë të ndryshimit te kushtetutës me qellim që t’i hapim rruge zgjatjes së mandatit te komisionit të pavarur të kualifikimit dhe të komisionerëve publik si niveli i parë i procesit të Vettingut duke e shtyrë procesin e Vettingut, pra nga komisioni i pavarur i kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj te tjerë të cilët besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e Vettingut.
Ashtu sikurse tha edhe kreu i PS sot pas mbledhjes se kryesisë së PS, kjo është një vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shume e rëndësishme sepse ruajtje e të njëjtit standard në procesin e Vettingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtar apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës se tyre, dhe zbulimi i çdo lloj lidhje kriminale. Vijimi i procesit të Vettingut me të njëjtin standard që është vijuar deri më tani është domosdoshmëri tek e cila në partitë politike duhet të qëndrojnë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qenë pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi qe vinte nga partitë politik.
