Luan Rama: Në parlament ka deputetë mediokër
Moderatori, Luan Rama ka komentuar në emisionin"Ditë e Re" politik-bërjen në Shqipëri.
Ish-politikani ka pohuar se në parlament ka politikanë me nivel intelekti që nuk arrijnë dot as nivelin mesatar të shoqërisë sonë.
"Për fat të keq aty brenda vazhdon të ketë njerëz që në kuptimin kulturor dhe në kuptimin e nivelit intelektual janë nivele mediokre, që nuk mbërrijnë dot në nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare", tha Luan Rama.
Ai theksoi se zgjedhja e politikanëve të tillë nga shoqëria është një ndër problemet kryesore në vendin tonë.
"Ky është problemi kryesor që ka Shqipëria. Përzgjedhja e njerëzve që bëhen përfaqësues të popullit, apo njerëzit që populli i delegon, u jep legjitimitetin të flasin në emër të tij, nuk kanë kualitete intelektuale, etike, profesionale dhe qytetare të nivelit mesatar të shoqërisë shqiptare", u shpreh Luan Rama.
Ndër të tjera ai tha sa në kohën kur ishte politikan përpiqej të bënte fjalime ndryshe nga politikanët e terë, për tu diferencuar nga ata.
"Në politikë kur bëja fjalime përpiqesha, që mos ishin fjalime siç jemi mësuat të dëgjojmë, përpiqesha të bëja fjalime në atë mënyrë që njerëzit që do më dëgjonin të kuptonin se nuk isha si të tjerët, që kishin të bënin me një njeri që vjen nga publicistika që ka një raport tjetër me fjalën.
Të kuptonte dëgjuesi dhe lexuesi që ky person raportin me fjalën e ka raport etik, profesional", u shpreh Luan Rama.


