Politikat e arsimit dhe pandemia, Gjini: Klasat kolektive janë të pashmangshme, rëndësi ka mësimi cilësor
Politikat e zhvillimit të arsimit janë shumë të rëndësishme për të gjithë sistemin arsimor në tërësi.
Drejtoresha e Përgjithshme e politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini në një lidhje të drejtpërdrejtë me TV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se gjatë periudhës së pandemisë sistemi arsimor u përball me sfida dhe u krijua një situatë jo shumë e sigurt për shoqërinë dhe aq më shumë për nxënësit dhe mësuesit që donin të ndiqnin mësimin.
Përsa i përket mësimit në klasa kolektive, Gjini u shpreh se asnjëherë nuk është thënë që klasat kolektive do të mbyllen, por është thënë që do të minimizohet numri i nxënësve.
Gjini: "Në vitin 2018 nuk është thënë asnjëherë që klasat kolektive do të mbyllen, por është thënë që do të minimizohet numri i nxënësve që mësojnë në klasa kolektive. Klasat kolektive për shkak të vendndodhjes së familjeve tona në zona rurale janë të pashmangshme, në të gjithë botë ekzistojë klasa kolektive. Nxënësit që bëjnë mësim në klasat kolektive, lëndët që janë provime të arsimit bazë siç janë gjuhë-letërsia, matematika dhe anglishtja do t'i mësojnë ose zhvillojnë me mësues që janë specialistë ët këtyre profileve sepse ndodh që një mësues të japë 2 ose 3 lëndë edhe pse nuk janë të të njëjtit profil. Kjo vendimmarrje e rrit cilësinë e mësimit të klasa kolektive. Kështu ne minimizojnë numrin e nxënësve në klasa kolektive, por nuk e bëjmë zero numrin e klasave kolektive."
E pyetur a është i mjaftueshëm buxheti që ka Shqipëria për arsimin, Gjini preferoi të mos përgjigjej drejtpërdrejt por tha se buxheti është i përcaktuar sipas objektivave të planifikuar në lidhje me strategjinë e mësimit.
Gjini: "Lidhur me buxhetin për arsimin parauniversitar gjithmonë jemi në diskutim dhe kushdo do donte të kishte më shumë buxhet në mënyrë që të realizojnë më shumë programe. Buxheti është i përcaktuar sipas objektivave të planifikuar që kemi marrë në strategjinë e mësimit. Para pak ditësh kishim një konsultim me shoqërinë civile dhe organizatat e interesuara për mësimin bëmë një diskutim të hapur për planin buxhetor që lidhen me prioritet dhe politikat e mësimit parauniversitar. Folëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, për financimin e mësuesve ndihmës. Jo çdo nxënës me aftësi të kufizuara ka nevojë për mësues ndihmës. "/OraNews/
Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku
