Flamingot kthehen në Pogradec, liqeni i Ohrit “stacion” në rrugën drejt lagunave ku dimërojnë
Liqeni i Ohrit, është kthyer në një stacion ndalese për flamingot në rrugën drejt lagunave ku dimërojnë në Shqipëri. Specialistët e lidhin fenomenin me temperaturat dhe rënien e nivelit të ujit në liqen, çka ka krijuar cekëtirën që preferohet nga këto shpendë.
Flamingot u rikthyen në liqenin e Ohrit buzë Pogradecit, duke i dhënë një pamje të veçantë.
Vit pas viti numri i individëve po shtohet, por shpendi shtegtar nuk folenizon në liqen.
Pogradeci për flamingot është vetëm një ndalesë në rrugën drejt Lagunës së Karavastasë apo Nartës.
Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës
14 Tetor, 14:43
Prania e flamingove në liqenin juglindor konsiderohet si dukuri e pazakontë.
Specialistët e argumentojnë me uljen e nivelit të liqenit të Ohrit dhe krijimin e cektinave buzë Pogradecit.
Edhe pse për një kohë të shkurtër, flamingot i kanë dhënë bukuri liqenit të Ohrit, ndërsa çdo vit qindra prej tyre dimërojnë në lagunat e Karavastasë dhe Nartës.







