Punimet u plasaritën shtëpitë, Ora News bën ndërmjetësimin, firma do të mbajë përgjegjësitë
Pëllumb Shabani, shtëpia e të cilit ka pësuar plasaritje si pasojë e gërmimeve për ndërtimin e një pallati, pritet shumë shpejt të rregullohet. Kjo u arrit pas ndërmjetësimit që bëri Ora News me administratorin e firmës dhe njërin nga pronarët që i është dëmtuar shtëpia. Në apelin e tij, Pëllumbi kërkon zgjidhje sa më parë që të jetë i sigurt.
Pëllumb Shabani dhe Fitim Bejko janë dy kryefamiljarët e familjeve që janë dëmtuar si pasojë e gërmimeve që po bëhen për ndërtimin e një pallati në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet.
Reshjet e shiut kanë bërë që këto familje të ndihen të rrezikuara se mos u shembet shtëpia.
"Unë kërkoj të vijë të më rregullojë shtëpinë, ët fillojë punimet sa më parë," thotë zoti i shtëpisë.
"Kur e ka prishur ai, mua më ka rënë kolona këtu. Ai nuk lajmëroi, se si rregull është duhet të lajmërojë kur prishet ndërtesa," tha zonja e shtëpisë.
Por pasi shqetësimi u ngrit në media, pronari i kompanisë pranoi të negociojë dhe në prani të medies.

Edhe pse pati debate mes tyre, Pëllumb Shabani dhe administratori i firmës ranë dakord që do të nisnin punimet dhe se për çdo dëm do t'i paguante pronari i firmës.
"Premtoi, por nuk e di tani do vijë apo nuk do vijë," thotë ai.
Por edhe pse mosbesues, Pëllumbi kërkon vetëm zgjidhje të problemit të tij dhe sigurinë e shtëpisë.
"Të sigurojë shtëpinë, asgjë nuk duam. Të vijë të fillojë punimet sa më parë," u shpreh zoti Shabani.





- OraNews/
