Pa garë dhe në kazanë, Veliaj i jep 91 milionë lekë kompanisë italiane për 1500 kosha
Kompania italiane Officina Fiandri do të marrë 91 milionë lekë nga bashkia e Tiranës për të blerë 1500 kazanë mbeturinash. Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë konkurrent, duke shënuar tenderin e radhës pa garë të Eco Tiranës. Prokurimi është sinjalizuar me flamur të kuq me alarmin e mungesës së konkurrencës.
Kompania Eco Tirana ka firmosur përsëri një tender pa garë, i cili është shënuar me flamur të kuq prej Open Data me sinjalin mungesë konkurrence.
Prokurimi për të blerë 1500 kazanë mbeturinash rezulton të jetë fituar nga një kompani italiane, Officina Fiandri srl, e cila kërkoi 91 milionë e 200 mijë lekë për ofrimin e shërbimit që do të ketë një kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Pas mbarimit të procedurës, Eco Tirana njoftoi se fituesi i tenderit që ofroi vetëm 300 mijë lekë më pak se fondi limit.
Procedura rezulton të jetë hapur në 27 gusht dhe duke u mbyllur në 30 shtator, në të cilin ka aplikuar vetëm subjekti i regjistruar në shtetin italian.
Nga të dhënat zyrtare rezulton që ky nuk është rasti i parë që kjo kompani jep tendera pa garë, pasi dhe e njëjta situatë u vu re dhe në blerjen e kamionëve dhe mjeteve të pastrimit.
Eco Tirana është kompania e pastrimit e themeluar nga kryebashkiaku Veliaj në bashkëpunim me bashkinë e Veronës, ku bashkia Tiranë zotëron 51% të aksioneve./OraNews/
