Pukë, u kapën duke kultivuar kanabis, prangosen 5 persona, njëri i kërkuar për vrasje
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku janë arrestuar 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje.
Ndërkohë, në operacionin policor janë sekuestruar edhe25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.
“Policia Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik. Policia u shtroi kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku janë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
