Lezhë, kapet me dy granata luftarake me ndezës të montuar, prangoset 52-vjeçari
Është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në një fshat të Lezhës.
Policia ka vënë në pranga shtetasin A.K., 52 vjeç që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.” – njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.
