Vidhnin energji elektrike, arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 7 të tjerë
Policia ka arrestuar 2 persona në TIranë dhe Lezhë dhe ka penalizuar penalisht 7 të tjerë në Shkodër pasi dyshohet se kanë vjedhur energji elektrike.
Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ll. Sh., banues në Tale, Lezhë, pasi u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: G. A., E. B., L. H., Gj. Sh., L. H., S. P. dhe M. P., pasi gjatë kontrollit është konstatuar se kishin bërë ndërhyrje në matësin elektrik në banesat e tyre. “-njofton policia.
Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., banues në Bathore, pasi kishte ndërhyrë në matësin elektrik të marketit të tij, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një faturist banues në Milot.
