Rama thotë: Do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2, reagimi i Bashës

Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Opozitës Lulzim Basha, u përplasën dhe debatuan sot në kuvend, duke nisur nga kriza energjitike, situata ekonomike, komisioni hetimor Beccheti dhe inceneratorët por dhe mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Ndër të tjera Rama tha se vitin e ardhshëm do të dërgojnë në orbitë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të kontrolluar territorin, trafiqet dhe kufijtë

The “do blejnë drona”. Jo, “do blejmë drona”, do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë. E jo në mandatin tjetër, vitin tjetër, Albania One, Albania Tëo në orbitë. Do t’i çojmë edhe ato, sepse për ne, ky vend nuk është “tokë e xanun” dhe zhvillimi nuk është që 7-të mrekulli pati bota dhe të 8-tën e sollët ju që, siç tha ai i Foltores, bënë të mundur ndërtimin e parë pa leje të një qyteti të tërë. Kjo ka qenë pretendim për t’u futur si mrekullia e 8-të e botës. “

Një deklaratë e tillë u shoqërua dhe me mimikën e kryetarin e PD-së Basha.

Shikoni videon