Ferdinand Xhaferaj zë vendin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas debateve brenda grupit njoftoi shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
Shkarkimi i tij u njoftua në datën 11 Tetor me anë të një deklarate të Partisë Demokratike.
"Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena," thuhej në deklaratën e PD-së.
Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Ferdinand Xhaferaj ka zënë vendin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, pas shkarkimit të Nokës.
Xhaferraj është propozuar nga PD dhe është miratuar në nisje të seancës së sotme në Kuvend.
Flamur Noka gjithashtu u paralajmërua për përjashtim nag Grupi Parlamentar i PD-së. Pas përjashtimit të ish-liderit Berisha nga Grupi Parlament, Noka u pozicionua në krah të tij./OraNews/
