Braçe i përgjigjet Bashës: Unë i dal zot çdo firme të hedhur në VKM, Nuk i kam duart e lara me gjak
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe i kërkon prokurorisë të hetojë privatizimin e OSHEE-së. Në foltoren e Kuvendit Braçe tha se OSHE nuk u privatizua për biznes por për të transferuar vjedhjen e energjisë.
Braçe iu përgjigj edhe akuzave të Bashës se Rama ka përdorur Braçen për të firmosur vendime të paligjshme
”Në planin personal unë i dal zot çdo firme të hedhur në VKM apo në çdo akt tjetër. Jam në dritë të diellit dhe nuk I fshihem askujt. Mbi të gjitha nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku, veç ora e mëngjesit për të dalë për të vrapuar vetëm pa roje e në krahun tjetër është shumë kollaj të përmendësh emrin e njërit apo tjetrit, por duhet të kesh moral ta bësh” tha Braçe
Në seancën e sotme të Kuvendit u diskutua lidhur me komisionet hetimore të kërkuara nga PD si dhe dekretet e presidentit.