Italia, strehë për 780 minorenë shqiptarë të pashoqëruar, shqetësim përdorimi nga grupet kriminale

Numri i minorenëve shqiptarë të pa shoqëruar nga prindërit po kthehet në një fenomen problematik në Itali. Statistikat e autoriteteve tregojnë se 780 prej tyre janë vendosur në qendrat e strehimit ku vetëm gjatë gushtit të këtij viti janë strehuar 143 persona. Shqetësues është fakti se disa prej tyre përdoren nga grupet kriminale.

Një numër i konsiderueshëm prej 780 minorenësh nga Shqipëria të pa shoqëruar nga prindërit, vazhdojnë të jetojnë në qendrat sociale për emigrantë në Itali edhe pse janë nën moshën 18 vjeç.

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme italiane, vetëm gjatë gushtit të këtij viti, 143 minorenë shqiptarë u strehuan nga qendrat sociale.

Për autoritetet e vendit fqinj, ky fenomen është shqetësues, pasi Shqipëria nuk bën pjesë në lisën e vendeve me konflikte ushtarake, krizë humanitare apo fakteqësi natyrore.

Në krahasim me vendet e tjera, minorenët shqiptarë janë të katërt nga totali prej 9 mijë e 131 emigrantëve, duke kapur shifrën e 8.5 përqind.

Shqipëria ka rekordin dhe për numrin më të lartë të minorenëve të pashoqëruar të gjinisë femërore, me 271 vajza, pas atyre me kombësi nga Bregu i Fildishtë.

Përqindja më e lartë e mbrojtjes e strehimit të minorenëve të pashoqëruar në Itali gjeografikisht është pozicionuar në rajonet Sicili, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Calabria etj.

Një nga fenomenet e evidentuara nga raporti i Ministrisë italiane është largimi i minorenëve nga këto qëndra e pamundësia për gjetjen dhe gjurmimin e tyre.

Lidhur me këtë, pak ditë më parë u nënshkrua në Romë protokolli i marrëveshjes mes Komisares së jashtëzakonshëm pranë qeverisë italiane për personat e zhdukur dhe Kryetares së Gjykatës së minorenëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i procedurave sa më efikase e të shpejta në komunikimin e kërkimin e minorenëve të pashoqëruar që largohen nga këto qëndra.

Në jo pak raste, minorenët janë përdorur nga grupe të ndryshme kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme.

  •    
    Italia, strehë për 780 minorenë shqiptarë të
     
  •    
    Italia, strehë për 780 minorenë shqiptarë të