Rama mohoi dënimin, Basha: Dokumenti për Becchetin doli nga Ministria e Drejtësisë, gjoba 120 mln euro po ekzekutohet
Ndërsa kryeministri u kërkoi llogari se ku e kanë gjetur dokumentin me vendimin e gjykatës për çështjen e Becchettit, Basha deklaroi se në Kuvend se dokumenit ka dalë nga ministria e Drejtësisë.
Basha tha gjithashtu se vendimi i dënimit po ekzekutohet dhe Shqipëria duhet t’i paguajë 120 milionë euro për shkak të luftës personale të Edi Ramës.
Basha: Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Becchettin sot. Ti që ke marrëdhënie të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainës në të gjithë Europën Perëndimore.
Arrestoje Beketin, por nga ana tjetër ti je i dënuar me vendim që ti nuk e fsheh dot nga ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston. Bashkë me interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që thotë është në kërkim.
Është në kërkim, merre arrestoje. Por kësaj si do ia bësh? Sepse Eurocontrol ka filluar t’ua marrë paratë shqiptarëve, Albcontrol-it. Madje ka informacione që na kanë zënë edhe pronat në Bruksel për të paguar këtë që është në kërkim. Ky që është në kërkim arrestoje pra. Megjithëse me këta në kërkim nuk ke ndonjë rekord të mirë ti se Zaganin e çove në kërkim dhe mbrojte Saimir Tahirin. Kjo është qeveria jote. Zagani në kërkim Saimir Tahiri në dhomën e gjelbër në Shtëpinë e Bardhë, ky je ti.
