“Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët në Fier: Kostot e larta janë të papërballueshme

Familja e Mikel Hamatajt ka nisur të kultivojë 3.5 dynymë me Luleshtrydhe në serat e tij në Frakull të Fierit.

Në kushtet kur fidanët thotë se kanë  çmime të papërballueshme, këtë vit vendosi ti mbjellë vetë.

"E bëjmë vetë fidanin, sepse është e kushtueshme t'i marrim nga jashtë."

Por e ardhmja nuk është premtuese për ata që i janë përkushtuar kultivimit të këtij fruti.

"Nuk ia vlen por nuk kemi çfarë të  bëjmë. Vetëm për të ardhur vërdallë, nxjerrim  për bukën e gojës, sepse  për gjë tjetër jo."

“Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët

Thonë se fitimet nuk i arsyetojnë shpenzimet, ndaj ata punojnë vetëm për të siguruar të ardhurat e familjes.

"Luleshtrydhja ka kosto të mëdha. Që nga vaditja, benzina, nafta, spërkatja. Kemi marrë lekë borxh."

Prodhimi ndër vite thonë se ka qenë cilësor, por vështirësi kanë hasur në gjetjen e tregut.

"Jemi shumë të rrezikuar, sepse nuk e kemi tregun  të garantuar dhe pandemia vjet na bllokoi."

E  pavarësisht vështirësive thonë se merren me luleshtrydhe që të mos marrin rrugët e emigrimit.

"Ushqehemi, kaq jo më shumë e jo më pak, vetëm mos ikim jashtë shtetit, mos të ikim në kurbet më."

Në Frakull pjesa më e madhe e fermerëve merrem me kultivimin e luleshtrydhes në sera, por të gjithë janë të shqetësuar për kostot e prodhimit.

  •    
    “Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët
     
  •    
    “Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët
     
  •    
    “Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët
     
       
    “Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët
     
  •    
    “Rrisim luleshtrydhe për të mos emigruar” fermerët