Jeta e çiftit në Klos në "fije të perit", po ra shtylla e drurit, tavani u hyn brenda

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dëmtoi edhe dhjetëra shtëpi në qarkun e Dibrës. Në Klos, Mersim Hoxha u detyrua të qëndrojë në çadër për më shumë se një vit. Por çadra u bë e pabanueshme, ndërsa familjarët u rikthyen në shtëpinë që dikur ishte shpallur e pabanueshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Kjo çadër u bë streha e re e Mersim Hoxhës dhe bashkëshortes së tij në Fshatin Benj të Klosit, pasi tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i dëmtoi rëndë shtëpinë.

Por pas shumë muajsh, ndikuar edhe nga temperaturat, çadra doli pothuajse jashtë përdorimit.

Duke pasur përpara një dimët jo të lehtë, rruga e vetme ishte që ata t’i rikthenin sytë nga banesa e tyre e vjetër.

"Ftohtë, shi, nxehtë, u kalb çadra. Ka një muaj që jam kthyer në shtëpi, asnjë përgjigje nga nëntori i 2019. Në çadër nuk rrihet më."

Të çarat në mure tregojnë shkallën e dëmtimit të banesës, por fati i dy bashkëshortëve mbetet kjo shtyllë provizore që mban çatinë, dhe jetët e tyre.

"Shtëpi që e mban druri në këmbë, po e hoqe bie tavani në tokë. Ku të shkojmë?"

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dëmtoi me dhjetra familje në të gjithë qarkun Dibër.

  •    
    Jeta e çiftit në Klos në "fije të perit", po ra