Shkatërrohet grupi i trafikantëve italo-shqiptarë të drogës, 21 masa ndalimi

Autoritetet policore italiane të Catanzaros në Itali kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Aesontium", i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate trafikantësh italo-shqiptare me veprim më Itali.

Operacioni "Aesontium" ka ekzekutuar 21 masave ndalimi ndaj personave të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, grabitje armësh, kërcënim e vjedhje.

Ndaj 9 personave është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e 12 të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Hetimet e opearcionit të koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Catanzaros kanë zbardhur se ky grup trafikonte kokainë, heroinë, hashash, marijuanë e amfetaminë në territorin jugor të Catanzaros.

Ishte i përbërë nga dy grupe kriminale me detyra të paracaktuar për magazinimin, trafikimin e shitjen e drogës.

 Të dy grupet kriminale furnizoheshin me drogë nga trafikantë shqiptarë që transportonin përmes rajonit të Puglias si dhe nga klane mafioze me veprim në bregedetin Jon të Italisë.

Aktiviteti investigativ i autoriteteve policore italiane u bazua në ekzaminimin e rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë si dhe në instrumentet teknike tradicionale që çuan në arrestimin në flagrancë të 9 personave e në sekuestrimin e një sasie droge të tipeve kokainë, hashash, heroinë, marijuanë e amfetaminë.

Pamjet nga operacioni dëshmojnë se anëtarët e kësaj organizate kriminale për t'i shpëtuar kontrollit të policisë fshihnin dozat e drogës nën çatitë e antenat e banesave, në kanalet e ujërave të zeza, në bidonat e mbeturinave etj.

  •    
    Shkatërrohet grupi i trafikantëve italo-shqiptarë të