Alarm për cunami pas tërmetit të fortë në Greqi, sizmologu: Largohuni nga brigjet

Para pak minutash ekspertët grekë paralajmëruan për një cunam të vogël, pas tërmetit të fortë që goditi Kretën në mesditë, raportojnë mediet greke.

Megjithatë ekspertët theksojnë se nuk ka vend për panik,n pasi cunami do të jetë  vogël dhe nuk do shkaktojë dëme.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos  në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.

 “Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Largohuni nga brigjet ", ka shkruar sizmologu.

 

"Ne kemi publikuar një paralajmërim  për cunami, por nuk ka asgjë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur," tha presidenti i Institutit Gjeodinamik Efthymios Lekkas.

Alarm për cunami  pas tërmetit të fortë në Greqi,

Ishulli i Kretës u godit sot gjatë mesditës nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 Rihter, duke shkaktuar panik te banorët e sonës.

Pavarësisht lëkundjevevtë forta sizmike , mediet greke njoftojnë se deri në tani nuk ka viktima, as të plagosur përpos dëmeve materiale.