Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita

Rreth dy vite pas tërmetit, arsimimi mbetet sfidë për fëmijët e fshatit Sanxhak në Kurbin. Shkolla e rindërtuar pas tërmetit ka mbetur peng e burokracive mes institucioneve dhe nuk ka lidhje energjie, çka i detyron rreth 400 nxënës të ndjekin mësimin pasdite në qytetin e Laçit.

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare "Gjok Elezi" në Sanxhak të Kurbinit, e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, ka përfunduar prej më shumë se një muaji, por mungesa e energjisë elektrike po e mban të kyçur.

Në këto kushte rreth 400 nxënës janë të detyruar të udhëtojnë drejt Laçit për të zhvilluar mësim pasdite.

"Thonë është rregulluar por fëmijët nuk bëjnë mësim aty".

"Fëmijët i lanë në rrugë të madhe, kërkojmë të hapet shkolla dhe të vazhdojë mësimi normalisht me orar."

"Shumë e vështirë, shohim shkollën e re këtu dhe fëmijët i nisim me autobus".

Teksa shohin shkollën e re që rri e mbyllur dhe çdo ditë hasin vështirësi për tu arsimuar, nxënësit e prindërit në Sanxhak e konsiderojnë absurde situatën.

"Vijnë pak autobusa, na merret fryma. Kërkojmë të hapet shkolla."

"E kemi shumë problem të shkojmë në Laç".

E kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Kurbin, Fatbardha Pojani, pranon se shkolla ka mbetur peng mes institucioneve.

Zyrtarja e arsimit thotë se prej dy muajsh ata kanë bërë kërkesë në OSHEE për lidhjen e energjisë elektrike për shkollën, por nuk kanë marrë zgjidhje.

Nga ana tjetër zëdhënësi i OSHEE-së tha se bashkia e Kurbinit prej datës 24 shtator ka refuzuar që të paguajë detyrimet ndaj nuk është bërë e mundur rikthimi i energjisë.

Në këto kushte shkolla e re e Sanxhakut qëndron e mbyllur në pritje të nxënësve.

  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
  • Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita
     
  •    
    Shkolla e re në Sanxhak qëndron e kyçur, s'ka drita