Gardianët e ligjit te James Bond, Baçi: Cinizëm, ne presim drejtësi për Teatrin ku auzohet kryebashkiaku Veliaj


Pjesëmarrja e drejtuesve të institucioneve ligjzbatuese në vend në premierën e filmit të James Bond “S’ka kohë për të Vdekur” të mbajtur në kryeqytet mbrëmjen e të shtunës nuk kaloi jashtë syrit të publikut.

Për publicistin Agim Baçi ky është një cinizëm i madh dhe një nga ato çuditë tipike shqiptare.

I ftuar në Rtv Ora, Baçi teksa risjell para syve ato pamje, thotë se ka të vështirë të mendojë që një kryebashkiak i paditur për Teatrin në SPAK të mund të hetohet apo t'i bastiset zyra nga drejtuesi i institucionit kryesor hetimor për korrupsionin e zyrtarëve të  lartë.

Baçi: Cinizmi më i madh ishte se këta njerëz që ne i presim të vënë drejtësi, qoftë për Teatrin ku akuzohet kryebashkiaku i Tiranës dhe mbrëmë i shikoje te James  Bond. Se çfarë lidhje ka që të shohësh të gjithë zyrtarët te James Bond, një argëtim shumë i madh, kreu i SPAK, drejtori i Policisë, Ministri i Brendshëm…

Duket cinizëm shumë i madh, shkojnë atje, i fton kryebashkiaku. Se çlidhje ka, a kemi ne aktor të Tiranës dhe krenohet kryebashkiaku i Tiranës, nuk e kuptoj, gjithë ajo pamje aty. Ka qenë premierë botërore, më gjej në Francë dhe Angli, pse ne qenkemi më të kulturuarit që shkoka dhe kreu i SPAK, dhe drejtori  Policisë, dhe ministri i Brendshëm dhe deputetë pa fund.

Duke shkuar në një James Bond mua më vë në dyshim që ky kryetari i SPAK do ta ketë të vështirë të kontrollojë zyrën e zotit Veliaj siç kontrolluan prokurorët në Austri zyrën e Kurz që dha dorëheqjen. Cinizëm shumë i madh. Kjo mbrëmje Gala tregon se të gjithë institucionet që janë nuk do të kenë rezultat në hetimin e qeverisë.

Qeveria është shumë i qetë, i fton në një kokteil me James Bond… Nuk i marr unë çunat e mi me pa premierën, jo zyrtarët më të rëndësishëm të shtetit të shkojnë për të parë James Bond. Seria e 7, nuk është as e para që të themi është zbulim.

Edhe kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e tre komisioneve hetimore ai e sheh të lidhur me mosfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Baçi: Nëse do të fshehësh diçka krijo komisione hetimore. Jemi në këtë fazë se institucionet e drejtësisë nuk kanë lëvizur gishtin për këtë gjë. I lënë çështjet në një mënyrë të tillë që të duken të pakohë.I humbasin nëpër kalendar, nuk lejojnë që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur realisht.