Armë, jelekë dhe kapele policie, policia shpall në kërkim vlonjatin me dy identitete

2 armë zjarri automatik, njëra prej të cilave me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Të gjitha këto u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrollit të një banese në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Banesa është në pronësinë e shtetasit Adem Aliaj alias Adem Idrizaj, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.