Prag krize, qytetarët në Lezhë: Rritja e çmimeve është e papërballueshme
Rritja e çmimeve te shportës dhe karburantit është tanimë një fakt në vendin tonë.
Prej javësh çmimi i bukës është rritur me 10 lekë, dhe ndërsa institucionet kanë heshtur, konsumatorët janë shprehur në vazhdimësi kundër këtij veprimi.
Në Lezhë, qytetarët janë ata mbi të cilat bie barra më e madhe, thonë se rritja e çmimeve së fundmi është bërë e papërballueshme.
"Kemi vetëm për të paguar. Nuk janë të përballueshme, por çfarë të bëjmë."
"Çmimet kanë shkuar shumë, është shumë e vështirë."
"Me 160 mijë lekë çfarë më dalin mua? Spitali, ilaçet..."
Papunësia tek forca punëtore, e pensionet e ulëta tek të moshuarit, janë shkaqet që e bëjnë më të rëndë situatën.
"150 mijë lekë që marr unë për çfarë më dalin? S'po mbaj veten."
"Çmimet në stratosferë, buka u rrit. Kush e përballon pa punë?"
"Nuk jam dakord me rritjen e çmimeve sepse nuk kemi kushte ne të përballemi me rritjen e çmimeve."
Një ndër shkaktarët kryesorë të kësaj situate është kriza e energjitikës e nisur në disa vende të botës, dhe e deklaruar zyrtarisht në Shqipëri përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave që mban firmën e kryeministrit Edi Rama./OraNews/
