Më shumë viktima se dje/325 raste të reja pozitive dhe 9 humbje jete nga Covid
24 orët e fundit kanë regjistruar 3 humbje jetë më shumë se një ditë më parë. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë 9 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.
Viktimat janë 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.
Sa i takon numrit të infeksioneve ka një ulje, por janë kryer gjithashtu më pak testime.
Në 2827 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki:
158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.
Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2827
Testime totale 1,237,635
Raste pozitive 174,968
Raste të shëruara 165,087
Raste Aktive 7113
Humbje jete 2,768
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3080
Durrës 842
Fier 712
Shkodër 609
Vlorë 379
Elbasan 346
Lezhë 269
Berat 230
Gjirokastër 208
Kukës 156
Korçë 155
Dibër 127
