Fermerët e Jagodinës drejt falimentit, fara e keqe e domates “Ozgan” ul në mënyrë drastike prodhimin
Fermerët e Jagodinës në Roskovec mbollën në masë këtë sezon domaten “Ozgan” por tanimë janë drejt falimentit.
"Kjo iku, jo drejt falimentimit, por falimentuam si fermerë."
Fara e cila duhet të prodhonte 100 kuintal për dynym, ka prodhuar vetëm 20 kuintal.
"Duhet të japë 100 kuintal për dynym, tani kjo s'po jep as 20 kuintal."
Të revoltuar shprehen se farërat e pakontrolluara, dhe mashtrimi me to, i ka gjunjëzuar.
"Cilësia e dobët e fidanit, është fidani farë e shtrydhur."
"Nuk kemi me çfarë t'i mbjellim të tjerat, këtë prodhim do ta hedhim poshtë."
Milionat e lekëve që kanë shpenzuar nuk pritet që të kthehen pas në fitim, për shkak të prodhimit të dobët.
"Për mbjellje vetëm për këtë sezon janë shpenzuar diku te 15 milionë lekë. Fitimi, deri tani kam arritur të marr 4 milionë lekë, ajo është në përfundim tani, i ka apo nuk i ka dhe 2 milionë mall. Deficiti është shumë i madh."
Për shkak të cilësisë së dobët të farës “Ozgan” atyre u refuzuar edhe eksporti, ndërsa fermerët kërkojnë subvencione nga shteti.
"Nuk është për eksport."
"Duam të na dëmshpërblejë për fidanin, të na japë lekët mbrapsht."
Probleme me këtë farë të domateve ka pasur në disa zona të Fierit, por edhe në Lushnje e qytete të tjera ku ajo është mbjellë.
