Më pak medikamente për imunitetin, farmacistët: Qytetarët kërkojnë ilaçe vetëm kur kanë shenjat e Covid

Gjatë vitit të pandemisë, shqiptarët kanë harxhuar më shumë lekë për shëndetin.

Shifrat e INSTAT tregojnë se kryesisht për vitaminat ata kanë harxhuar 4500 lekë në muaj.

Por sot farmacistët shohin një ndryshim të këtij interesimi. Qytetarët nuk kërkojnë më vitamina apo medikamente për rritjen e imunitetit nëse nuk kanë shenjat e Covid.

"Ka një rënie në kërkesat për produktet për rritjen e imunitetit për arsye se ne tami e dimë se çfarë është Covid, shumë persona e kanë kaluar. Kështu që kërkesa ka rënë. Natzrisht që në momentin që personi mendon se është i infektuar i drejtohet farmacisë, jo më si dikur që të gjithë pothuajse pa përjashtim dëshironin të merrnin diçka për të qenë të mbrojtur."

Ka shumë qytetarë që kërkojnë sugjerimin dhe këshillat e farmacistëve, madje sipas këtyre të fundit ka ende nga ata që vijnë dhe paraqiten pa recetën nga mjeku.

"Natyrisht që kërkohen medikamente pa recetë, kjo vjen sepse kemi shumë për të bërë akoma, për të përmirësuar situatën e sistemit mjekësor në vend. Por gjithsesi nuk duhet të harrojmë që Covid është një sëmundje virale dhe sëmundjet virale në përgjithësi mjaftohen kur kalohet në gjendje të lehtë me mjekim pa recetë, pra është brenda kuadrit ligjor dhënia e medikamenteve për sëmundjet virale."

Sipas mjekëve të familjes, por edhe ekspertëve të epidemiologjisë, gjithmonë e më shumë po drejtohen pacientët te antibiotiku, ndërsa terapia me vitamina për fazat e para të infektimit me Covid është më e përdorura./OraNews/