Garancia pasurore liron nga qelia dy punonjësit e burgut të Reçit, arrestimi i paligjshëm
Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxhën dhe Mario Laloshin, me akuzën e korrupsionit pasiv.
Por me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie."
Dy punonjësit kanë bërë pagesën e garancisë pasurore, e cila nuk bëhet e ditur në dokument.
Në dokumentin e siguruar nga Ora News thuhet: "Gjykata pasi dëgjoi Prokurorin që kërkoi të vlerësohet i paligjshëm arresti në flagrancë nga j të dyshuarve Mario Laloshi dhe Arnaldo Hoxha, të caktohet si masë sigurimi ajo e "Arrest në shtëpi" me mbikëqyrje, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, të dyshuarin Arnaldo Hoxha dhe avokatin e tij, të cilët u shprehën që të vlerësohet i paligjshëm arresti në flagrancë dhe kërkuan caktimin e një mase sigurimi më të butë, të dyshuarin Mario Laloshi dhe avokatin e tij të cilët u shprehën që të vlerësohet i paligjshëm arresti në flagrancë dhe kërkuan caktimin e një mase sigurimi më të butë si dhe shqyrtoi çështjen në tërësi.
Vendosi:
1-Caktimin ndaj të dyshuarit Mario Laloshi të masës së sigurimit "Arrest në shtëpi".
Urdhërohet që i dyshuari të mos kontaktojë me asnjë person tjetër përveç anëtarëve të familjes së tij që figurojnë në certifikatën familjare dhe avokatit të mbrojtjes.
Urdhërohet mbikëqyrja në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë përmes instalimit të një trupe të vazhdueshme shërbimi nga punonjës të policisë së shtetit në afërsi të banesës
2-Caktimin ndaj të dyshuarit Arnaldo Hoxha të masës së sigurimit "Arrest në shtëpi".
Urdhërohet që i dyshuari të mos kontaktojë me asnjë person tjetër përveç anëtarëve të familjes së tij që figurojnë në certifikatën familjare dhe avokatit të mbrojtjes.
Urdhërohet mbikëqyrja në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë përmes instalimit të një trupe të vazhdueshme shërbimi nga punonjës të policisë së shtetit në afërsi të banesës./OraNews/


