Bashkëjetesë me kanalin e ujërave të zeza, banorët e Spitallës pa zgjidhje nga bashkia e Durrësit

Pamjet në video vijnë nga Spitalla e Durrësit.Kanali i ujërave të zeza kalon në mes të lagjes.

Pas ankesave të herëpashershme të banorëve, bashkia e Durrësit ndërhyri por vetëm në gjysmën e tij.

"Pisllëqe, e mbuluan deri këtu dhe e lanë."

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë që duket se nuk po merr zgjidhje.

"Është në mes të lagjes, jo fëmija që ikën në shkollë. Ka shumë probleme".

"Do vazhdojë pjesa tjetër apo jo, se këtu është dhe shkolla. Kalojnë nxënësit."

Gjatë verës problem mbetet ndotja e madhe ndërsa gjatë dimrit ky kanal sjell edhe përmbytje.

"Na shqetëson se ka shumë mbeturina, era e keqe. Edhe sëmundjet vijnë nga kjo."

Banorët e zonës thonë se janë ankuar disa herë edhe në isntitucionet lokale të Durrësit por masat që kanë marrë kanë qenë gjysmake.

"Mirë është të bëhet, shumë na kanë premtuar dhe asgjë nuk kanë bërë."

"Ishalla bashkia rregullon dhe pjesën tjetër që edhe njerëzit të rehatohen."

Bashkëjetesë me kanalin e ujërave të zeza, banorët e

Bashkëjetesë me kanalin e ujërave të zeza, banorët e