Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Qyno: Shtysa nga pjesëmarrësit në tender, është kallëzuar edhe fituesi
Gazetari i RTV Ora Elton Qyno, lidhur me arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së dhe 3 punonjësve të tjera, tha se indiciet kanë ardhur nga subjektet private që kanë qenë të interesuar për tenderin në fjalë.
Tenderi rreth 87 milionë euro të reja është fituar nga një kompani e caktuar u shpreh Qyno, duke bërë që kompanitë e tjera pjesëmarrëse të ankohen.
Ai shtoi se më pas ka qenë policia gjyqësore ajo që e ka ndjekur çështjen duke përfshirë edhe prokurorët, si dhe gjyqtaren Flora Hajredinaj.
Qyno: Hetimi është duhet të zhvillohet edhe në tendera të tjerë për të zbuluar në tendera të tjerë lidhur me këtë institucion. Indiciet kanë ardhur nga subjektet private që kanë qenë të interesuar për tenderin dhe kur e kanë humbur ata janë ankuar. Kallëzim është bërë edhe për subjektin fitues të tenderit. Më pas ka qenë policia gjyqësore ajo që e ka ndjekur çështjen duke përfshirë edhe prokurorët, si dhe gjyqtaren Flora Hajredinaj.

