Rritja e çmimeve ‘godet’ pensionistët, të moshuarit: S`na dalin paratë as për të blerë ilaçe
Çmimet e larta në treg e kanë rritur koston e jetesës duke e bërë të papërballueshme sidomos për pensionistët. Ata thonë se të ardhurat e tyre janë minimale dhe se paratë nuk u mjaftojnë as për ilaçe.
Shqipëria po përballet me rritje periodike të çmimeve, rritje që reflektohen që nga produktet bazë ushqimore e për të vijuar me produkte të tjera si karburantet apo dhe rritja e parashikuar të energjisë elektrike. Pranë meje kam pensionistë të cilët dhe janë më të ndjeshëm nga rritja e çmimeve,kohët e fundit më tregoni pak cila ka qenë kryefjala e diskutimeve tuaja.
“Diskutojmë se si do e përballojmë këtë rritje çmimesh. Kemi pensione shumë të ulëta."
Ky qytetar thotë se pensioni Iitij është 10 mijë e 700 lekë të reja të cilat ende pa i marrë detyrohet të planifikojë se si do ti shpenzojë dhe se paratë nuk dalin as për një kafe me miqtë.
“20 mijë lekë paguaj drita, 16 mijë lekë marrë një abone, 12 mijë i marrë ilaçe. 100 mijë lekë janë. E shoh veten në siklet”
Të tjerë tregojnë vështirësitë me të cilat përballet kjo shtresë dhe sa shumë stres mbajnë mbi supe nga kostot e papërballueshme të jetesës.
“Edhe kripa është rrit, nga 100 lekë është bërë 250 lekë. Nga 130 mijë lekë pension, 60 mijë lekë i do ilaçe i do gruaja. Nëse do ngrihen edhe akoma ne i bie të mos jetojmë fare. Të rrimë pa ngrënë dhe të na dalë shpirti. Pensioni im është qesharak.”
