Stringa: Qeveria nuk ka transparencë, 2021 vit i mirë për energjinë, çmimi çështje e keqmenaxhimit
Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu i ekonomisë Azmi Stringa u shpreh se qeveria akoma nuk e ka bërë transparente se çfarë do të bëjë dhe kjo është një situatë e papërgjegjshme.
Ai tha se duhet pasur parasysh se sa vendi ynë është i ekspozuar dhe si është menaxhuar situata që më pas të kuptohet nëse është çështje korrupsioni apo jo.
Stringa: Qeveria akoma nuk e ka bërë transparente se çfarë do të bëjë dhe kjo është një situatë e papërgjegjshme. Ne akoma nuk kemi dëgjuar se çfarë do të jetë kjo rritje sepse askush nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ne jemi në fazën kur qeveria do të çojë në kuvend buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2022. Do të duhet që në paketat fiskale të mbështetet fasha të caktuara të shoqërisë, në raport me subvencionimin.
Kjo është një krizë që përjetohet nga bota. Por ne duhet të kemi parasysh se sa jemi të ekspozuar dhe si i kemi menaxhuar, dhe më pas kuptojmë nëse është çështje korrupsioni apo jo. Qeveria duhet të bëjë transparencë edhe lidhur me çmimet e shitjes dhe blerjes. Ne përgjigjemi në raport me krizën duke ruajtur ujin në diga, ose me rezerva financiare. Në këto të dyja nuk e dimë se si janë, edhe pse për pjesën financiare e dimë se jemi keq.
Stringla shtoi se Vitin 2021 ka qenë një vit i mirë për prodhimin e energjisë elektrike duke theksuar se duhet një kontroll nëse ka pasur shitje kur ka pasur sinjale për rritje çmimi.
Stringa: Vitin 2021 ka qenë një vit i mirë për prodhimin e energjisë elektrike. Ne kemi shitur se ka rënë shumë reshje dhe niveli i digës është rritur dhe është shitur më pas, por nëse është shitur dhe është ulur niveli edhe pse ka pasur sinjale për rritje çmimi, kjo do të ishte një papërgjegjshmëri dhe duhet të bëhet një hetim i madh.

