Video e operacionit "Premtimi" në Tiranë, çantat me ilaçe kontrabandë të sekuestruara
Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar zhvillon një aksion të madh që ka të bëjë me veprat penale në fushën farmaceutike.
Operacioni i koduar “Përfitimi” është finalizuar pas një hetimi 10-mujor, ku janë vënë në pranga 6 persona.
Në fund të operacionit është konkluduar se këta persona shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë gjatë periudhës së Covid-19.
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve: B.B 40 vjeç, administrator i një farmacie; F.M, 39 vjeç, administrator i një farmacie; M.XH u 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; J.P66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh; F.L 40 vjeç, administrator i një farmacie; B.O 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike." - thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
