Berisha: E gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj, Bashës
Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se e gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj, Bashës.
Ai tha se kurrë para viti 2013 probleme në votimin e brendshëm nuk kanë ekzistuar sepse bëhej një votim i hapur dhe respektoheshin ato që shpalleshin.
Berisha: Hidhni një sy ekraneve! E gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Të gjithë tezat janë se nuk ka rëndësi vota dhe forumet e anëtarësia. Ne jemi këtu për tu ngritur dhe për ta rivendosur në këmbë Partinë Demokratike.
Ne fuqinë tone e gjejmë te vota e lirë. Kurrë para viti 2013 probleme në votimin e brendshëm nuk kanë ekzistuar sepse bëhej një votim i hapur dhe respektoheshin ato që shpalleshin. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që rivali i kryetarit të përzihet nga kryesia. Çdo rival ,nëse nuk zgjidhej kryetar mbetej anëtar i kryesisë, kurse tani kaluar nga një largim në një tjetër. Partia është rrudhur.

